KOMUNIKATA
DFB shkurt e qartë: Kundër interesave të disa personave
19 April, 2021 @13:15
Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB) ka lëshuar një komunikatë para pak çastesh duke bërë të ditur se është kundër konceptit të Superligës Evropiane të futbollit.
“Futbolli duhet gjithmonë të jetë i lidhur me performancën e treguar në fushë, që vendoset me kalim në ligë mbi, rënie nga liga dhe kualifikim në garat respektive. Interesat komerciale të disa klubeve nuk duhet të shfuqizojnë solidaritetin dhe bashkësinë e krijuar për shumë kohë të futbollit. Secili klub do të duhet të vendos nëse dëshiron të jetë pjesë e strukturës harmonike, të organizuar të futbollit apo të ndjek interesat vetanake egoiste të disave jashtë UEFA-së dhe Federatave të vendeve,” është thënë në njoftim.
“DFB fuqishëm përkrah komunikatën e UEFA-së dhe të Federatave të Anglisë, Italisë e Spanjës dhe të tjerëve që janë kundër kësaj,” ka përfunduar njoftimi i lëshuar nga Federata gjermane.