SUPERLIGA TURKE
Portieri Tekin shpëton Fenerbahçen, vazhdon ndjekja e kreut
18 April, 2021 @21:36
Skuadra e Fenerbahçes e mposhti kampionin aktual Basaksehir me rezultat 1-2.
Basaksehiri kaloi në epërsi me lojtarin Omer Sahiner, i cili shënoi një super gol në minutën e 18’, por rezultati u barazua me golin e Attila Szalai në minutë e 40’.
Në pjesën e dytë Dimitrios Pelkas shënoi golin e epërsisë që mjaftoi për 3 pikë të Fenerit.
Basaksehiri në minutën e 88’ fitoi penallti, por gjuajtjen e Edin Vices e priti portieri Harun Tekin që e shpëtoi skuadrën e tij nga barazimi.
Fenerbahce me 69 pikë është ndjekësi më i afërt i Besiktasit që është në krye të tabelës me 71 pikë në Superligën Turke.