FA CUP
Në finale të FA Cup pas 52 viteve!
18 April, 2021 @21:30
Pas Chelseat, finalisti i dytë i FA Cup këtë sezon është skuadra e Leicester City.
Leicester City sot e mposhti në gjysmëfinale 1-0 Southamptonit, për të kaluar kështu në finale.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Kelechi Iheanacho, që së fundi po kalon super-formë, në minutën e 55’ të ndeshjes. Pas një depërtimi të Jamie Vardyt nga krahu i majtë, Iheanacho në tentimin e tij të dytë e çoi topin në rrjetë, e ky gol në fund doli të ishte vendimtar për Leicesterin.
Finalja e FA Cup mes Leicesterit e Chelseat luhet më 15 maj. Për Leicesterin kjo do të jetë finalja e parë e FA Cup që nga viti i largët 1969!