Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VIDEO

Kombinimi Zhegrova-Kasami sjell golin për Baselin (Video)

Kombinimi Zhegrova-Kasami sjell golin për Baselin (Video)


18 April, 2021 @18:22

Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami kanë dhënë rezultat në kombinimin mes tyre.

Në ndeshjen e luajtur ndërmjet Baselit dhe skuadrës Servette të Kastriot Imerit, Zhegrova asistoi në minutën e gjashtë të ndeshjes për golin e shënuar nga Pajtim Kasami.

Ky ishte goli i dytë i ndeshjes, ndërsa në fund rezultati ishte 5-0 për Baselin.

Zhegrova, Kasami si dhe Amir Abrashi ishin titullarë te Baseli në këtë ndeshje, sikurse edhe Kastriot Imeri që luajti nga minuta e parë për Servetten.


 
Të gjitha lajmet nga International