ARDIAN NUHIU
Nuhiu e quan fitore të madhe ndeshjen përballë Trepçës ‘89
18 April, 2021 @18:10
Fitorja e sotme e Dritës përballë Trepçës ‘89 është vlerësuar si fitore e madhe nga trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.
Gjilanasit triumfuan me rezultat minimal, 0-1, për tri pikë shumë të rëndësishme në garë për titull, gjersa trajneri Nuhiu pranon se ka ende punë për të bërë deri në realizimin e objektivit.
“Ishim më kërkues në pjesën e dytë të lojës për dallim nga pjesa e parë. U thash futbollistëve që duhet ta ruajmë qetësinë dhe durimin sepse rastet do të vijnë. Në u mbajtëm në lojë në pjesën e parë nga një pritje e portierit Maloku, ndërkohë në pjesën e dytë krijuam disa raste dhe goli erdhi në momentin e duhur. Kjo ishte një fitore e madhe duhet pranuar, por kemi ende shumë punë për të bërë deri në realizimin e objektivit”, tha Nuhiu për Art Sport.