Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA '89 - DRITA

Festim Alidema vendimtar në “Riza Lushta”

Festim Alidema vendimtar në “Riza Lushta”


18 April, 2021 @16:47

Festim Alidema është bërë akteri kryesor i ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës, që u luajt ndërmjet Trepçës ‘89 dhe lideres, Dritës.

Alidema u bë golashënuesi i vetëm i ndeshjes në fitoren me rezultat minimal të Dritës, që ia siguroi gjilanasve të vazhdojë kryesimin në tabelë.

Goli i fitores erdhi në minutën 54’ nga penalltia.

TABELA AKTUALE

Drita me këtë fitore tani ka 64 pikë, 3 më shumë se ndjekësi më i afërt, Ballkani, derisa ‘89-shi mbetet në mesin e tabelës me 35 pikë të tubuara deri më tani.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga