GETAFE 0-0 REAL MADRID

Foto: RealMadrid/fb
Real Madrid humb momentumin
18 April, 2021 @23:20
Real Madrid ka humbur rastin që të mbetet larg një pikë Atletico Madridit, pasi që barazoi ndaj Getafes që po lufton për mbijetesë, pa gola 0-0.
Zinedine Zidane pa Casemiron dhe Nacho Fernandezin — të suspenduar, me ekip me rotacion të lojtarëve dhe tentim të pushimit të Karim Benzemasë e Toni Kroosit — nuk arriti fitoren.
Benzema përkundër se u fut në 25-minutëshin e fundit të ndeshjes, ishte vonë për të bërë më shumë, ndërsa Getafe e drejtuar nga Jose Bordalas ka arritur pikën pas një lufte të madhe.
TABELA AKTUALE:
1. Atletico Madrid 70p
2. Real Madrid 67p
3. Barcelona 65p (-1)...
Tash madrilenët, mund të humbasin edhe pozitën e dytë, nëse fiton Barcelona në duelin e radhës ndaj Granadës.