EUROPEAN SUPER LEAGUE
ZYRTARE: Klubi i Bundesligës kundër planit, s’merr pjesë
19 April, 2021 @11:32
Vazhdojnë të bëjnë “bujë të madhe lajmet për Superligën Evropiane të futbollit.
Para pak orëve, klubi i Dortmundit ka njoftuar zyrtarisht se është kundër këtij plani dhe nuk do të jetë pjesë e ekipeve themeluese të kësaj gare.
Hans-Joachim Watzke, drejtori i klubit verdhezi, ka thënë që Dortmundi ka qenë kundër këtij plani që nga fillimi dhe sipas informacioneve që ai i ka, kundër është edhe Bayerni.
Sot dhe gjatë ditëve të ardhshme, edhe shumë gjëra pritet të qartësohen sa i përket kësaj lige, por të paktën për fillim, duket se klube gjermane e franceze nuk do të ketë.