BRUNO FERNANDES

Futbollisti i parë i ekipeve të Superligës Evropiane që thyen heshtjen
19 April, 2021 @15:17
Mesfushori fantastik i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, është bërë lojtari i parë i skuadrave që kanë nënshkruar pjesëmarrjen në Superligën Evropiane që ka thyer heshtjen.
Ai para pak çasteve ka lëshuar një storie në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet futbollisti portugez Daniel Podence, ndërsa ka shkruar: Ëndrrat s’mund të blihen.
Podence ka postuar në Instagram një fotografi të tij pas golit të shënuar, ndërsa në postim ka shkruar: Topi. Kënga. Ëndrra…