ISMET MUNISHI
Vazhdon me Hajvalinë edhe në stinorin tjetër
4 May, 2016 @18:16
I gëzuar pas fitores ndaj rivalit direkt për vend të dytë sot, Ismet Munishi, trajner i Hajvalisë, ka thënë se është i interesuar të punojë me Hajvalinë edhe një kohë të gjatë.
“Po, do të vazhdojë me Hajvalinë edhe stinorin tjetër. Jam i interesuar që të punojë me këtë klub edhe një kohë të gjatë dhe ta bëjmë klubin me traditë në Superligën e Kosovës, një klub të fortë,” ka thënë Munishi për faqen zyrtare të klubit të tij sot, fchajvalia.com.
“Do të sjellim futbollistë cilësor siç janë brazilianët që i kemi sjellur. Do të bëjmë Hajvalinë klub profitabil, sepse tash pas pranimit në UEFA do të jenë kushtet për të përfituar. Puna do të vazhdojë dhe klubi do të ec përpara. Do ta përfaqësojmë denjësisht klubin në arenën ndërkombëtare,” ka shtuar Munishi ndër të tjera, derisa ka uruar edhe Fadil Vokrrin, kryetarin e FFK-së, për pranimin e Kosovës në UEFA.