FIFA RANKING
Veç përpara!
14 March, 2013 @12:12
Shqipëria është ngritur për shtatë vende në krahasim me muajin e kaluar në renditjen botërore të FIFA-së.
Kuqezinjtë tani janë në vendin e 64-të, me 510 pikë të tubuara. Ndërkaq, kundërshtari i ardhshëm i Shqipërisë, Norvegjia, nga pozita 27 ka rënë në pozitën 29.
Prej rivalëve të tjerë të Shqipërisë në grupin eliminator për Kampionatin Botëror, Zvicra vazhdon të jetë e renditur më së larti duke e ruajtur pozitën e mëparshme, 14. Më pas vijnë Slovenia (56) që ka rënë për dy pozita, Islanda (92) që përparoi për gjashtë pozita dhe Qiproja (133) që përparoi për dy pozita.
Në top 10-shen më të mirë nuk ka asnjë ndryshim, përveç rënies së Portugalisë për një pozitë, ndërsa kryesimin vazhdon ta mbajë Spanja, e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina.
RENDITJA E FUNDIT E FIFA-SË ─ Me (*) janë shënuar kundërshtarët e Shqipërisë në grupin eliminator
1. | Spanja | 1610 pikë | - |
2. | Gjermania | 1473 pikë | - |
3. | Argjentina | 1309 pikë | - |
4. | Anglia | 1174 pikë | - |
5. | Italia | 1173 pikë | - |
6. | Kolumbia | 1159 pikë | - |
7. | Portugalia | 1133 pikë | (-1) |
8. | Holanda | 1106 pikë | - |
9. | Kroacia | 1080 pikë | - |
10. | Rusia | 1064 pikë | - |
14. | Zvicra* | 1019 pikë | - |
29. | Norvegjia* | 784 pikë | (-2) |
56. | Sllovenia* | 567 pikë | (-2) |
64. | SHQIPËRIA | 510 pikë | (+7) |
92. | Islanda* | 392 pikë | (+6) |
133. | Qipro* | 225 pikë | (+2) |