TURQI

Veliu zyrtarisht te Gaziantep, sa përfiton Llapi?
26 June, 2022 @16:36
Që nga sot, Valmir Veliu është zyrtarisht pjesë e skuadrës turke Gaziantep, që garon në elitën e futbollit turk.
I talentuari nga Kosova e kompletoi transferin e tij nga Llapi te Gaziantepi për 180 mijë euro, ndërkohë që në të ardhmen Llapit do t’i takojë edhe 15% e shumës së çmimit nëse Gaziantep e shet Veliun te ndonjë skuadër tjetër.
22-vjeçari Veliu luan si mesfushor krahu i majtë dhe në sezonin që e lamë pas shënoi plot 10 gola me Llapin në Superligë, ndërkohë që është edhe pjesë e rregullt e Kosovës U21.
Veliu ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me ekipin e Superligës turke.