LIRIA 1-2 VELLAZNIMI

Foto: KFVellaznimi/fb
Vëllaznimi me 3 pikë në Prizren
8 May, 2021 @19:07
Derbi i madh dikur mes skuadrave që tashmë janë hije e atëhershmes, ka përfunduar me fitoren e Vëllaznimit, që ka arritur të dalë me 3 pikë të plota nga Përparim Thaçi në Prizren.
Gjakovarët nisën mirë ndeshjen dhe me golin e shpejtë të Yll Myrtës avancuan 0-1 (11). Më pas prizrenasit u rikthyen disi në lojë për të barazuar 1-1 (38) para se në pjesë të dytë sulmuesi më i dalluar i skuadrës kuqezi, Jurgen Gjini të vulos fatin e ndeshjes dhe të shënojë golin e fitores (68) për Vëllaznimin.
Kështu, Vëllaznimi që tashmë ka siguruar mbijetesën në Ligë të Parë A, ka nxjerrë 3 pikë nga Prizreni, ndërsa ekipi është ngritur në pozitë të gjashtë, një xhiro para fundit të stinorit.
Kujtojmë, këtë stinor Liria nuk ka shënuar asnjëherë fitore ndaj Vëllaznimit përgjatë kampionatit në të tre ndeshjet e zhvilluara mes tyre.