PARIS ST GERMAIN
Neymar për trofe
8 May, 2021 @17:19
Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka zgjatur kontratën me PSG edhe për tre vjet, duke shuar zërat që sugjeronin largimin e tij nga klubi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë PSG, duke treguar se Neymari ka rinovuar kontratën e tij deri më 30 qershor 2025.
.@PSG_English is delighted to announce that @neymarjr has signed a contract extension for a further three seasons until 30 June 2025.
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) May 8, 2021
#NeymarJr2025 https://t.co/gqRfaWhuJt
Ylli brazilian në 112 paraqitje për PSG ka shënuar 85 gola dhe ka dhuruar 51 asiste, duke u futur në Top-10 golashënuesit më të mirë në histori të klubit.
Vetë Neymari u shpreh i lumtur me rinovimin e tij. “Jam shumë i lumtur në Paris dhe jam krenar të jem pjesë e kësaj skuadre, të punoj me këta lojtarë, me një trajner të madh si dhe të jem pjesë e historisë së klubit. Këto janë gjërat që më shtyjnë të besoj edhe më shumë në këtë projekt të madh. Këtu jam rritur si person e si lojtar, prandaj, jam shumë i lumtur të zgjas kontratën dhe shpresoj të fitoj edhe më shumë trofe.” tha Neymar në fjalën e tij.
Tani, PSG do të fokusohet tek bashkëlojtari i Neymarit, Kylian Mbappe. Edhe 22-vjeçarit i ka mbetur vetëm një vjet deri në përfundim të kontratës. Njëjtë si për Neymarin, edhe për Mbappen ka zëra që spekulojnë largimin nga PSG, me Real Madridin që konsiderohet favorit për të fituar shërbimet e tij.