Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA - TREPÇA

Malisheva, 1 xhiro para historisë

Malisheva, 1 xhiro para historisë


8 May, 2021 @17:09

Skuadra e Malishevës është shumë afër të shkruajë historinë duke u inkuadruar në Superligë.

Ekipi i trajnerit Arsim Thaqi ka shënuar fitore në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë duke e mposhtur njërën prej skuadrave më në formë, Trepçën.

Fitores vendasit iu gëzuan me rezultat 4-2, ndërsa rehatia në rezultat u krijua qysh në pjesën e parë kur rezultati ishte 3-0.

TABELA AKTUALE

Malisheva me këtë fitore ka hyrë në javën e fundit në krye të tabelës me 2 pikë më shumë se Dukagjini që është ndjekësi më i afërt.

Në javën e fundit vendimtare, Malisheva do të jetë mysafire e Vëllaznimit, kurse Dukagjini mysafire e Trepçës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë