Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - DRENASI

Dukagjini kalon me lehtësi Drenasin, mbahen gjallë shpresat për Superligë

Dukagjini kalon me lehtësi Drenasin, mbahen gjallë shpresat për Superligë


8 May, 2021 @17:26

Finalisti i Kupës së Kosovës, Dukagjini, ka shënuar një fitore të lehtë por edhe shumë të rëndësishme në shtëpi.

Ekipi nga Klina e mposhti Drenasin me rezultat 4-1, për t’i mbajtur gjallë shpresat për Superligë në ndeshjet e xhiros së fundit.

Labinot Osmani ishte realizatori i dyfishtë në fitoren e Dukagjinit, ndërsa nga një gol shënuan edhe Met Millaku dhe Abu Kamara.

TABELA AKTUALE

Tani Dukagjini do të shpresojë që në xhiron e fundit të shënojë fitore dhe një kohësisht liderja, Malisheva, të gabojë në Gjakovë përballë Vëllaznimit, pasi që në tabelë malishevasit kryesojnë me dy pikë më shumë se sa klinasit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë