Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ULPIANA - KIKA

Ulpiana me fitore 5-golëshe, Superliga është shumë afër

Ulpiana me fitore 5-golëshe, Superliga është shumë afër


8 May, 2021 @17:50

Skuadra e Ulpianës është shumë afër të shpallet kampione e Ligës së Parë në grupin B, që e mundëson ate të luajë në Superligë stinorin e ardhshëm.

Ekipi nga Lipjani në ndeshjen e sotme kundër Kikës, e cila u zhvillua në kuadër të xhiros së parafundit, arriti fitore me rezultat të thellë 5-2 dhe e ruajti vendin e parë në tabelë para xhiros së fundit.

Fitorja e Ulpianës erdhi me golat e shënuara nga Shala, Qerimi, Ahmeti, T.Selimi dhe Kelmendi.

TABELA AKTUALE

Pas ndeshjeve të xhiros së parafundit, Ulpiana kryeson në Grupin B të Ligës së Parë 50 pikë, një më shumë se Flamurtari që gjendet në pozitën e dytë me 49 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë