Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KREJT VENDIMET E UEFA-së

Vendimet e UEFA-së pas video-konferncës

Foto: uefa.com

Vendimet e UEFA-së pas video-konferncës


1 April, 2020 @18:51

Pas video-konferencës së UEFA-së me 55 anëtarët e saja lidhur me ndikimin e pandemisë coronavirus në futbollin evropian, janë marrë vendimet si mëposhtë.

Ashtu siç lajmëruam të parët në Kosovë për shtyerjen e datave të PlayOffit të Ligës së Kombeve, kjo edhe ndodhi, ndërsa përcaktimi i datave të reja do të bëhet më vonë.

E vendimet janë:

- Të gjitha ndeshjet ndërkombëtare të shteteve të përcaktuara të zhvillohen në qershor 2020 janë shtyer deri në njoftimin e ardhshëm. Këtu përfshihen edhe duelet e PlayOffit të Ligës së Kombeve dhe kualifikimet për EURO2021 të femrave.

- Të gjitha ndeshjet e garave të UEFA-së, përfshi këtu edhe miqësoret ndërkombëtare, mbesin të shtyera deri në njoftimin e ardhshëm.

- Finalet e Ligës së Kampionëve të UEFA Futsal, të parapara për prill 2020 janë shtyer deri në një njoftim tjetër.

- Asnjë vendim i prerë nuk mund të merret përderisa të ekzistojë rreziku direkt nga virusi Covid-19 por duhet të shtrohen opsionet e mundshme dhe afatet të cilat duhet të respektohen.

- Ndeshjet e Kosovës dhe të tri ekipeve tjera në grup do të shtyhen për një afat tjetër e sipas orarit të ngjeshur mund të ndodh në muajt e vjeshtës (Vendimi nuk është marrë, ekzistojnë së paku tri opsione)

uefa video conference

- Përfundimi i kampionateve nacionale mund të shtyhet, varësisht nga përhapja e virusit por ekziston qëndrimi që ndeshjet të luhen, kampionati të përfundon, varësisht nga formati i kampionatit dhe mundësisht te ketë uniformitet në gjetjen e zgjidhjeve dhe afateve përfundimtare;

- Afatet kalimtare në FIFA TMS, çështja e kontratave, zgjatja e tyre, anulimi etj. janë duke u diskutuar në organet ligjore të UEFA-s për të pasur qëndrime të përafërta në mes të anëtarëve të UEFA-s;

- Shtyhet afati i licencimeve dhe suspendohen disa rregulla që nuk përkojnë me situatën për garat e UEFA CHL dhe UEL, varësisht nga rëndësia e pesë kritereve të kërkuara;

- Situata financiare e UEFA-s varet shumë edhe nga fakti se a do të luhen të gjitha ndeshjet e UCHL dhe UEL;

- Ndeshjet e UEFA Nations League do të luhen në afatet e parapara (shtator, tetor dhe nëntor) por këtu mund t’i shtohen edhe ndeshjet e mbetura të “play-off”-it;

Ndërsa FFK ka bërë të ditur se të gjitha opsionet tjera do të diskutohen nga Federatat përkatëse, deri në takimin e radhës me Sekretarët e Përgjithshëm të të gjitha vendeve anëtare, që do të mbahet në pjesën e dytë të muajit prill 2020.

“FFK dhe Federatat tjera do të jenë vazhdimisht në kontakt për të qenë aktive në vendimmarrje por edhe për të diskutuar mbi problemet që mund të vijnë si pasojë e shtyrjeve të afateve, kontratave etj,” ka përfunduar njoftimi i FFK-së pas konferencës së sotme.


 
Të gjitha lajmet nga