Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - DRITA

Vendos supergoli i Ardian Limanit, Drita s’ndalet

Foto: FC Drita

Vendos supergoli i Ardian Limanit, Drita s’ndalet


15 October, 2022 @14:56

Falë një supergoli të Ardian Limanit, Drita iu gëzua 3 pikëve pas takimit të sotëm ndaj Dukagjinit në Klinë.

Ndeshja filloi shumë mirë për Dritën, që epërsinë e gjeti që në minutën e 6’ falë një supergoli të Ardian Limanit. Mbrojtësi i mirënjohur i futbollit kosovar lansoi një goditje të papritur nga rreth 20 metra dhe shënoi për 0-1 të mysafirëve.

TABELA AKTUALE

Epërsia e hershme e Dritës nuk u prek deri në fund përkundër rasteve të shfaqura gjatë ndeshjes, me ç‘rast ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 0-1 (Ardian Limani 6’).

Në minutën e 89’ të ndeshjes, Besnik Krasniqi i Dritës u përjashtua me karton të kuq. Kjo nuk ndikoi në rezultatin e takimit të sotëm, por Krasniqi, një lojtar i rëndësishëm i Dritës, do t’i mungojë skuadrës së tij në ndeshjen e ardhshme ndaj Prishtinës.

Pas 11 xhirove, Drita vazhdon të mbetet e pamposhtur dhe i prin Superligës, derisa Dukagjini mbetet mes skuadrave të rrezikuara për rënie nga elita e futbollit kosovar.

Xhiron e ardhshme, Drita e pret Prishtinën, kurse Dukagjini i shkon Llapit në Podujevë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga