Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Vetëm 2 klube në Premiership marrin ndihmën e qeverisë

Vetëm 2 klube në Premiership marrin ndihmën e qeverisë


25 April, 2020 @17:28

Klubit që po i kanoset rënia nga Premier Liga, Norwich City, pritet t’i kushtojë pandemia rreth 35 milionë euro të humbura.

BBC Sport ka bërë të ditur se Norwich City është detyruar të pranojë ndihmën qeveritare që jep 80% të rrogave të punonjësve në klub.

E përveç Norwichit, të njëjtën ndihmë  e merr vetëm edhe Newcastle United prej ekipeve të Premier Ligës.

“Vendimi është marrë në pajtim me të gjithë,” ka thënë COO i ekipit, Ben Kensell.

“Ne kemi qenë transparent gjithmonë. Gjenerojmë qarkullim prej 125 milionë funtash, prej tyre 93 milionë janë transmetim. Këtë stinor kemi harxhuar 125 milionë - kështu e udhëheqim klubin,” ka shtuar ai.

Norwich City është në fund të klasifikimit në Premier Ligë. Nëntë xhiro pa përfunduar stinori, kanarinat kanë 21 pikë nga 29 ndeshje.

Llogaritja e përafërt që i është bërë ekipit është se për çdo ndeshje të moszhvilluar në prani të tifozëve ekipi do të humb 1.5 milionë euro!

Liverpool, Tottenham dhe Bournemouth kanë qenë skuadra që fillimisht kanë përkrahur ndihmën qeveritare, por pas kritikave të mëdha, janë tërhequr nga kërkesa për t’i paguar vetë punonjësit e skuadrës.


 
Të gjitha lajmet nga