KD I FFK

Pamje nga arkivi
Vitia pa mjek, futet në disiplinore
23 September, 2021 @14:49
Skuadra e Vitisë në përballjen e fundit të Ligës së Parë, është futur pa staf mjekësor dhe kështu klubit i është inicuar procedurë disiplinore nga KG i Ligës së Parë.
Sipas njoftimit të botuar në FFK, Vitia nuk ka ndërmarr masa për sigurimin e mjekut gjatë ndeshjes Vllaznia-Vitia sipas rregullores së garave dhe për këtë, klubi duhet të jep deklaratë shtesë para shqiptimit të masës disiplinore, nëse aplikohet.
Vitia është mposhtur në këtë ndeshje nga Vllaznia 2-1, ndërsa skuadra nga JugLindja e Kosovës është e shtata në renditje tabelare me vetëm një fitore dhe tri humbje nga katër xhirot e para të zhvilluara.