VAZHDOJNË ME TRAJNERIN E SUKSESSHËM

Vjosa vazhdon me trajnerin Leotrim Krasniqi
10 June, 2023 @21:18
Pas punës së mirë që bëri në pjesën pranverore të stinorit me Vjosën, trajnerit Leotrim Kransiqi i është vazhduar kontrata edhe për një stinor me ekipin nga Shtimja.
Njoftimin e ka zyrtarizuar vetë klubi, ndërsa është bërë e ditur se ekipi do të pretendojë Superligën stinorin tjetër nga Liga e Parë. Kujtojmë, Vjosa në stinorin 2022/23 erdhi në Ligë të Parë nga Liga e Dytë e Kosovës dhe pasi që nisi atë me Erdin Hashanin, më tej vazhdoi me Krasniqin që kishte lënë Drenasin për të shkuar te Vjosa.
Vjosa në stinorin e parë në Ligë të Parë Grupi B ka përfunduar sezonin në pozitën e pestë të renditjes tabelare me 41 pikë. Ekipit gjithashtu nga Ministria e Sportit është bërë e ditur se stadiumi ka nisur punimet për ngritje të kapaciteteve në stadium.◼️