Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XXXI

Vladyslav Khomutov (Dukagjini) - Ylli i javës (31)

Foto: FFK

Vladyslav Khomutov (Dukagjini) - Ylli i javës (31)


Teksti: FFK

2 May, 2023 @15:33

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, @albi.mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 31-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Dukagjini, Vladyslav Khomutov.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Vllaznim Visoka, Murat Zejnullahu dhe Bastri Jashari. Komisioni vlerësoi se futbollisti ukrainas përveç golit të realizuar në barazimin 1:1 kundër Ballkanit, pati paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e KF Dukagjini , Vladyslav Khomutov e ndau Valjeta Krasniqi, organizatore e eventeve në Albi Mall.

Pasi mori këtë çmim për herë të parë Khomutov u shpreh tejet i lumtur dhe falënderues për bashkëlojtarët, teksa pati falënderime edhe për të gjithë njerëzit në Kosovë për mbështetjen që po i japin vendlindjes së tij.

“Jam shumë i lumtur për çmimin. Një falënderim i madh shkon për të gjithë bashkëlojtarët e mi sepse pa ta ky trofe do të ishte i pamundur. Falënderoj po ashtu të gjithë shtabin dhe të gjithë njerëzit e klubit. Në ndeshjen e fundit kishte një numër të madh të tifozëve të cilët na përkrahen. Shfrytëzoj rastin që të falënderoj të gjithë njerëzit në Kosovë, të cilët përkrahin vendin tim Ukrainën, e cila po kalon në periudhë të vështirë si pasojë e agresionit të Rusisë. E falënderoj edhe familjen time për mbështetjen që ma bëjnë nga Ukraina për çdo javë në çdo ndeshje. I kemi shumë të rëndësishme 5 ndeshjet e fundit dhe do të luftojmë deri në fund që ta jetësojmë ëndrrën e KF Dukagjinit dhe të qytetit të Klinës për Evropë. Besoj që ne do të jemi njëra nga 4 ekipet, të cilat do të garojnë në Evropë këtë edicion”, ka theksuar Vlad Khomutov për faqen zyrtare të FFK-së.


 
Të gjitha lajmet nga