Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VITIA 1-3 VLLAZNIA

Vllaznia fiton duelin direkt, Vitia bie nga Liga e Parë

Vllaznia fiton duelin direkt, Vitia bie nga Liga e Parë


7 May, 2022 @23:33

Një ndeshje tejet interesante e zhvilluar në Viti, ndërsa ekipi i Vitisë edhe zyrtarisht ka humbur statusin e ekipit të Ligë së Parë me humbje nga Vllaznia në shtëpi të vetën.

Vllaznia e Pozharanit ka kaluar sfidën e fundit dhe jetike ndaj Vitisë në formë të drejtuar nga trajneri Liridon Kukaj, që mori vonë drejtimin e skuadrës, për të fituar në fund, Vitia 1-3 Vllaznia [ - Toni Saliu, Elbasan Jakupi, Daniel Tette].

TABELA AKTUALE

Me këtë rezultat, Vitia bie në Ligë të Dytë të Kosovës nga Liga e Parë, ndërsa ndeshjen e fundit të stinorit në Ligë të Parë ndaj Arbërisë do ta ketë përshëndetëse, derisa Vllaznia luan ndaj fituesit të Ligës së Parë Grupi B, Ferizaji.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë