VLLAZNIA - PEJA

Vllaznia - Peja e hapin Ligën Unike
6 April, 2021 @8:23
Sot do të luhen ndeshjet e para të Ligës Unike.
Vllaznia e Shkodrës do të përballet me Pejën nga ora 16:00
Kujtojmë se Rahoveci u kualifikua në gjysmëfinale pa luajtur asnjë ndeshje, ngase Teuta është tërhequr nga garat, derisa në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga dueli Vllaznia - Peja.
Ndeshjet çerekfinale të Ligës Unike do të luhet në Rahovec, kurse ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës Unike do të zhvillohen me datat 13-14 prill në Durrës.