Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Vllaznia zyrtarizon Shabanin

Vllaznia zyrtarizon Shabanin


29 June, 2017 @22:34

Skuadra e inkuadruar në Superligë, Vllaznia e Pozheranit, nuk po ndalet me përforcime.

Pas zyrtarizimeve të djeshme, skuadra që po pretendon të jetë befasia e këtij stinori ka shtuar në radhët e veta edhe përforcimin e tetë.

Bëhet fjalë për Labinot Shabanin, i cili është prezentuar sot me fanellën e Vllaznisë.

Shabani së fundi ka luajtur për Ferizajn, ku ka pasur 22 paraqitje në stinorin e kaluar të Superligës, derisa më parë ka luajtur edhe për Prishtinën dhe Gjilanin.

Sulmuesi 21 vjeçar, pritet të mos jetë përforcimi i fundit për skuadrën nga Pozherani.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga