RAMIZ SADIKU 0-0 VUSHTRRIA

Foto: KFRamizSadiku/fb
Vushtrria barazon përsëri, Ramiz Sadiku kap pikën e nevojshme
5 November, 2022 @20:45
Pa gola përfundoi dueli në Prishtinë, derisa Ramiz Sadiku nuk ka lejuar që Vushtrria të shkojë te fitorja në përballjen e zhvilluar sot.
Dueli përfundoi pa gola, 0-0, ndërsa Vushtrria me barazimin e radhës mbetet dy hapa larg kreut të renditjes së Ligës së Parë Grupi B, kurse Ramiz Sadiku po shkëput pikë jetike për të arritur mbijetesën në ligë.