FITORE, NGRITEN MBI RIVALIN E SOTËM

Vushtrria mposht Flamurtarin
29 April, 2023 @18:55
Deri vonë luftoi Vushtrria për të kërkuar Superligën por s’e arriti atë. Kështu, ata do të qëndrojnë edhe një stinor në Ligë të Parë, ndërsa ekipi sot në ndeshjen që luhej për prestigj sa për të përfundar stinori si duhet, ka shënuar fitore ndaj Flamurtarit në takimin që për vendasit në Ferki Aliu ka bërë që të ngriten një pozitë më lartë në renditje dhe kështu të arrijnë në pozitën e tretë me 40 pikë pas 24 ndeshjesh, një më shumë sesa Flamurtari që me sot ra në pozitën e katërt.
Vushtrria 2-0 Flamurtari [Dren Ahmeti 37’, Landrit Rama 81’].