WOLVES

Foto: Wolves Official
Wolves zyrtarizon trajnerin e ri
9 June, 2021 @11:19
Pas largimit të Nuno Espirito Santos në fund të sezonit që e lamë pas, sot skuadra e Wolves ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës.
Në krye të skuadrës së Wolves do të jetë një tjetër portugez.
Emri i kryetrajnerit të ri të skuadrës është Bruno Lage, i cili me skuadrën angleze nënshkroi kontratë 3-vjeçare.
45-vjeçari së fundi ka qenë pjesë e Benficës, ku fillimisht kaloi një periudhë të shkëlqyeshme, e më pas u shkarkua në qershor të vitit 2020. Që nga ajo kohë, ai ishte i papunë deri më tash, kur edhe u emërua trajner i Wolves.
Lage ka edhe përvojë në futbollin anglez, pasi që vite më parë ishte ndihmëstrajner te Swansea dhe te Sheffield Wednesday.
Sa i përket titujve të fituar në karrierë, Lage si trajner u shpall kampion me Benficën gjatë sezonit 2018/2019 e më pas e fitoi edhe Superkupën e Portugalisë me këtë skuadër.