Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ORARI I NDESHJEVE

Xhiroja nis në Drenicë, kampioni te Liria

BOROZANI/Arkiv

Xhiroja nis në Drenicë, kampioni te Liria


2 September, 2015 @8:46

Xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës, fillon me ndeshjen në Bajram Aliu të Skenderajt ku takohen Drenica dhe Gjilani

Drenica ka nisur tepër mirë stinorin, duke shkëputur 4 pikë nga 2 lojë jashtë dhe të premten pritet të del për herë të parë në stadiumin e vetë në stinorin e ri. 

Në anën tjetër, Gjilani është me pikë maksimale aktualisht, ku ka shënuar 2 fitore nga 2 ndeshje dhe lojtarët e saj duket të jenë komponuar mirë. 

Kampioni aktual, Ferronikeli të shtunën do të udhëtojë në Prizren, ku në Përparim Thaçi, aty ku u bë kampion për herë të parë në histori, do të ndeshet ndaj Lirisë së Prizrenit. 

Derisa Ferronikeli vazhdon me formë të mirë, 2 fitore nga 2 ndeshje, Liria prej se u rikthye në Superligë nuk ka shijuar fitoren ende. 

SHIKO TABELËN AKTUALE DHE REZULTATET E XHIROVE TË PARA

Ndeshjet tjera zhvillohen të dielën, sipas  orarit të mëposhtëm. 



ORARI I NDESHJEVE TË XHIROS SË TRETË:

E premte, 17:00 Drenica - Gjilani
E shtunë, 17:00 Liria - Ferronikeli
E diel, 17:00 Trepça'89 - Besa
E diel, 17:00 Drita - Istogu
E diel, 17:00 Vushtrria - Hajvalia
E mërkurë, 17:00 (9 shtator) Prishtina - Llapi

 
Të gjitha lajmet nga