Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKUPJANI MERR DREJTIMIN E SKUADRËS SHQIPTARE

Zekirija Ramadani në Superiore

Zekirija Ramadani në Superiore


5 December, 2021 @11:02

Trajneri shkupjan, Zekirija Ramadani, që në Kosovë ka fituar tri herë titullin kampion me tri ekipe të ndryshme, ka arritur marrëveshje me klubin nga Kategoria Superiore shqiptare, KF Egnatia nga Rrogozhina, bën të ditur koha.net.

Kujtojmë, ditë më parë Egnatia ndau rrugët me trajnerin e saj Gugash Magani, siç njoftoi TopSporti.com, ndërsa tash e tutje Ramadani do të ketë punë për të shpëtuar stinorin e ekipit rrogozhinas.

Ramadani bëri emër në Kosovë duke e bërë kampion Trepçën’89 pastaj Feronikelin dhe së fundi ia riktheu titullin kampion Prishtinës, pas tetë viteve mungesë!

“Zeko”, siç e thërrasin shkurt, i ka thënë Kohës se do të udhëtojë të hënën më Shqipëri për të nënshkruar kontratën pasi që marrëveshja është arritur parimisht. Për Ramadanin kjo nuk do të jetë aventura e parë në Shqipëri, pasi që disa vite më parë ai ka qenë trajner i skuadrës vlonjate, Flamurtari.

Engatia që këtë stinor u inkuadra në Superiore nuk ka pasur rezultate të mira së fundi dhe është në pozitën e tetë të renditjes tabelare nga dhjetë sa luajnë në elitën shqiptare.

Rrogozhinasit aktualisht kanë 11 pikë pas 11 xhirove, dy më pak se Dinamoja e Bledi Shkëmbit dhe tre më shumë sesa Skënderbeu nën ta.

Debutimi i Ramadanit me ekipin e tij pritet të bëhet ndaj Skënderbeut në Korçë, në një luftë direkte për mbijetesë ose ndaj Kastriotit në Krujë, gjithashtu duel mes skuadrave që luftojnë për mbijetesë!


 
Të gjitha lajmet nga