KF EGNATIA

Pamje nga arkivi
Mposhten nga Kukësi, ndahen me trajnerin
29 November, 2021 @14:47
Skuadra e Superiores shqiptare, Egnatia nga Rrogozhina ka ndarë rrugët me trajnerin e saj të deritashëm, Gugash Magani, pas disfatës së regjistruar dje me Kukësin, 2-0.
Ekipi i Egnatias, që këtë stinor është futur në Superiore pas dhjetë xhirosh ka vetëm 11 pikë dhe ndarja me Maganin ka qenë e pashmangshme për ekipin, që po mëton mbijetesën në elitë.
“Egnatia falenderon trajnerin Gugash Magani për bashkëpunimin. Klubi dhe trajneri vendosin të ndërprejnë bashkëpunimin me konsensus. I urojmë suksese në vijim trajnerit Magani,” ka shkruar njoftimi i klubit sot.