DERBI LOKAL I KUPËS, BALLKANIT!
Zëvendësuesi Ismajlgeci siguron fitoren e Ballkanit ndaj Suharekës
3 April, 2024 @19:03
Vonë në ndeshje, trajneri Ilir Daja e futi në ndeshje mesfushorin Marsel Ismajlgeci në lojë. E ky ende pa u ngrohur fort mirë në ndeshje, me një goditje precize shënoi për fitore!
Ballkani doli fitues në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, në përballjen e quajtur derbi lokal dhe takimin e parë të këtyre ekipeve në histori, derisa Suhareka e drejtuar nga Arsim Thaçi ishte në rolin e vendasit në ndeshjen e parë.
Suhareka 0-1 Ballkani [Marsel Ismajlgeci 90’]. PLAYOFF SKEMA
Gjatë ndeshjes, Ballkani ka dominuar me lojë dhe me raste, por tentimet e kampionit aktual të Kosovës kryesisht kanë qenë goditje nga jashtë zonës së rreptësisë, që nuk kanë qëlluar kornizën e portës.
Dueli i kthimit dhe ndeshja ku do të sigurohet bileta për finale të Kupës, luhet pas dy javësh po në qytetin e Suharekës, por tash me Ballkanin vendas.