PRISHTINA - MALISHEVA

Zëvendësuesit për fitoren e Prishtinës, Malisheva dorëzohet në fund
10 April, 2022 @15:22
Në “Bajram Aliu” të Skenderajt, sot Prishtina sot arriti ta mposhtë Malishevën falë një goli të vonshëm në minutën e 89’.
Në fund, ndeshja u mbyll me rezultat 3-2 (Gauthier Mankenda 56’, Leotrim Kryeziu 67’, Oto John 89’ / Mërgim Pefqeli 44’, Dren Kryeziu 75’) në të mirë të Prishtinës.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-1 për Malishevën. Golin e malishevasve në këtë pjesë e shënoi Mërgim Pefqeli, ish-lojtari i Prishtinës, që e çoi topin në rrjetë në minutën e 44’ pas asistimit nga Xhevdet Shabani.
Më pas, pjesa e dytë ishte shumë e mirë dhe solli plot 4 gola.
Fillimisht shifrat i barazoi Gauthier Mankenda me gol në minutën e 56’, e më vonë për 2-1 shënoi Leotrim Kryeziu (67’), i shërbyer nga Qëndrim Zyba, për ta kaluar kështu Prishtinën në epërsi.
Megjithatë, Malisheva nuk u dorëzua dhe arriti ta gjejë golin e barazimit. Në minutën e 75’, kapiteni Dren Kryeziu shënoi me kokë për 2-2.
Krejt pak para fundit, ishte zëvendësuesi Oto John ai që ia dhuroi fitoren Prishtinës, me gol të shënuar në minutën e 89’. Si Oto John, edhe Leotrim Kryeziu, që e shënoi golin e dytë, u inkuadrua nga banka rezervë te Prishtina sot.
Kjo ishte fitorja e tretë për Prishtinën në të gjitha garat, e dihet që koncentrimin kryesor kjo skuadër këtë sezon e ka në Kupën e Kosovës.