SHKODËR
Zmijani jep dorëheqje!
28 September, 2015 @13:10
Vllaznia ka mbetur pa trajner. Ecurisë së dobët në fillim të stinorit, trajneri i ekipit shkodran, Luan Zmijani, i ka dhënë fund me dorëheqje.
Duke marrë parasysh se skuadra nuk po kalon momente të mira, kemi vendosur që bashkë me stafin të japim dorëheqje, ka thënë Zmijani për mediat shqiptare.
“Jo se nuk besojmë që skuadrën do të arrinte të ndryshonte për të mirë, por duke menduar se ndoshta e keqja e ecurisë negative jemi ne,” ka thënë ndër të tjera Zmijani shkruan Panorama Sport.
Vllaznia në 5 përballjet e para të stinorit ka regjistruar 5 humbje dhe pa asnjë pikë me 1 gol të shënuar dhe 8 të pranuara është e fundit në tabelë.
Zmijani është trajner i parë i stinorit që largohet nga posti i tij në Kategorinë Superiore.