PRIZREN
Rastet Lirisë, pikët ndahen
27 September, 2015 @16:57
Një numër i madh i rasteve të futbollistëve të Lirisë, me Liridon Fetahaj, Florim Bërbatovci e Blendi Memaj - kanë shkuar më kot. Borozani.com
E këtë e kanë shfrytëzuar në mënyrë më të mirë vushtrriasit e Bekim Shotanit, të cilët njëherë erdhën seriozisht në portën e prizrenasve dhe shënuan përmes Bajram Zuqakut për të nxjerrë një pikë tepër të vlefshme në Prizren sot.
Liria kishte avancuar me golin e shënuar me kokë nga Bërbatovci në fund të pjesës së parë, derisa më parë Fetahaj kishte goditur shtyllën e mysafirëve.
Në fund, presioni i Lirisë nuk dha fryt, pasi që Vushtrria është ekip që di të mbrohet dhe barazimi më shumë kënaqi mysafirët sot.