GENOA
Xhemaili mposht Milanin
27 September, 2015 @14:18
Mesfushori i Genoas, Blerim Xhemaili, ka shënuar golin e parë personal të stinorit në Serie A sot, që i ka dhënë fitoren ekipit të tij ndaj Milanit.
Xhemaili ka shutuar gjuajtjen e lirë, që u devijua dhe përfundoi në portën e Diego Lopezit. Rikthimi i Milanit në ndeshje ka qenë i vështirë, pasi që Alessio Romagnoli la shokët në minutën e 42-të të takimit, pas dy kartonave të verdhë.
Samir Ujkani ka qenë gjatë gjithë ndeshjes në bankën rezervë të ekipit nga Xhenova.