ZVICRA
Zvicra kthen Shaqirin, e lë jashtë Tarashajn
30 September, 2016 @15:16
Përfaqësuesja e Zvicrës, në krye me trajnerin bosnjak, Vladimir Petkovic, ka publikuar listën prej 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës.
Petkovic në ekipin e tij e ka rikthyer Xherdan Shaqirin, i cili nuk ishte grumbulluar në ndeshjen e fundit për shkak të lëndimit, derisa kësaj radhe nuk e ka ftuar Shani Tarashajn, i cili nuk është formë të mirë kohëve të fundit.
Përveç Shaqirit, në listën e Petkovicit janë përfshirë edhe katër futbollistë të tjerë shqiptarë: Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi.
Zvicra do të luajë më 7 tetor kundër Hungarisë dhe më pas më 10 tetor kundër Andorrës.