DRITA - GJILANI
Zymberi: Jemi përgatitur për ndeshjen, na mungojnë “Intelektualët”
10 March, 2021 @18:14
Drita dhe Gjilani takohen të enjten në derbin e Anamoravës në kuadër të Superligës, me bardhë e kaltërit që jane në cilësinë e vendasit këtë herë.
Një ditë para derbit, ekskluzivisht për TopSportin ka foluar Valon Zymberi, drejtori sportiv i Dritës.
Zymberi tha se klubi i tyre i kanë kryer të gjitha përgatitjet ne aspektin profesional dhe organizativ pasi që janë vendas dhe përgatitjet për derbi ju takojnë atyre.
“Stafi teknik ka bërë të gjitha përgatitjet për ndeshjen, aq sa na lejojnë kushtet pasi që siç dihet, stadiumi momentalisht është një “punishte”, pra në renovim e sipër. Gjithsesi, jemi përgatitur që ndeshja të zhvillohet në kushte optimale.” - u shpreh Zymberi.
Ai foli edhe për mungesën e tifozëve “Intelektualët” dhe tha se Drita është ekipi më i dëmtuar nga pandemia për shkak të tifozëve.
“Intelektualët janë një forcë shtesë për neve, pa ta jemi të hendikepuar, por mendoj se të gjithë lojtarët e ndjenjë mbështetjen e tyre dhe janë të përgjegjshëm për këtë.” - tha drejtori Zymberi.
Ndeshja e nesërmes mes Dritës e Gjilanit luhet me fillim nga ora 13:00, ndërsa mungesat e Dritës për derbi pritet të jenë mbrojtësit Vladica Brdarosvki dhe Fidan Gërbeshi, që po vuajnë nga lëndimet.