KOSOVA

ZYRTARE: Sulmuesi i Hajduk Splitit i bashkohet Kosovës
28 December, 2021 @15:53
Përmes një postimi në webfaqen zyrtare, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar që Emir Sahiti i është bashkuar përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Sahiti, 23-vjeçar, është sulmues anësor që luan te Hajduku i Splitit, te i cili këtë sezon ka zhvilluar 18 paraqitje, përgjatë të cilave ka 2 gola e 2 asistime.
Sot Sahiti ka dorëzuar shkresën nëpërmjet së cilës do t’i kompletohet dokumentacioni, pas të cilit ai do të ketë të drejtë të luajë për Kosovën.