GIAN PIERO GASPERINI

100 herë do ta kisha përgatitur ndeshjen njëjtë. Ky është viti i…
8 March, 2021 @23:42
Trajneri i suksesshëm i Atalantas, Gian Piero Gasperini në deklaratën e tij dhënë pas humbjes nga Interi sonte 1-0 ka thënë se nuk do të kishte ndërruar asgjë nga përgatitja taktike e ndeshjes po të luanin edhe 100 herë me këtë ekip.
Milan Skriniar vendosi ndeshjen me një gol të tij, pas një topi të mbetur të lirë në zonë dhe Inter fitoi.
“Edhe po të luaja 100 herë të njëjtën ndeshje do të luaja njëjtë. Ne kemi qenë shumë të mirë në pjesë të parë dhe në të dytën. Interi thjesht është cinik në sulm dhe nuk falë. Humbëm për shkak të një korneri që na la konfuz për një sekond. Thjesht, ky është viti i Interit dhe atyre po u shkon gjithçka,” ka thënë Gasperini pas ndeshjes.