ATALANTA

Berat Djimsiti tejet i mirë sonte, flasin statistikat
8 March, 2021 @23:16
Qendërmbojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Djimsiti, ka pasur një paraqitje shumë të mirë për ekipin e tij sonte në përballjen që Atalanta në fund e humbi ndaj Interit 1-0.
Ai ka marrë vlerësim 7.7 nga Sofascore, ndërsa në 81 minuta lojë, ka pasur 4 spastrime, 2 gjuajtje të bllokuara, gjysmën e dueleve ajrore të fituara dhe me zonë duke qëndruar më shumë pas zonës së mesit të fushës.