INTER 1-0 ATALANTA

Foto: B/R
Skriniar për të shtatën me radhë
8 March, 2021 @22:39
Inter ka kaluar njërën ndër pengesat e mëdha drejt titullit kampion. Neroazzurrët kanë mposhtur Atalantën, ku luan edhe Berat Djimsiti, me rezultat minimal 1-0 sonte, ku ka shënuar mbrojtësi Milan Skriniar (54’).
Kjo ka qenë fitorja e shtatë me radhë e ekipit të drejtuar nga Antonio Conte dhe e teta në nëntë ndeshjet e fundit.
Për ironi, goli erdhi një minutë pasi në ndeshje u fut danezi që s’po merr besimin e plotë të Contes, Christian Eriksen.
Mbrojtësi i kombëtares, Berat Djimsiti, në anën tjetër u paraqit për 81 minuta te ekipi i Atalantës, që ka pësuar pas 4 fitoreve radhazi në Serie A.
TABELA AKTUALE:
1. Inter 62p
2. Milan 56p
3. Juventus 52p
4. Roma 50p
5. Atalanta 49p…