PREMIER LEAGUE

Foto: Twitter
Nuk ndalet Chelsea, mposht Evertonin me lehtësi
8 March, 2021 @20:50
Chelsea ka bërë një hap të madh për të siguruar një vend që dërgon në Champions League, pasi regjistroi një fitore tepër të rëndësishme ndaj Evertonit në shtëpi, me rezultat 2-0.
Ben Godfrey shënoi autogol për t’i dhënë bluve epërsinë fillestare, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë Chelsea vazhdoi me ritëm të lartë të lojës dhe pasi u pengua në zonë Havertz dhe referi David Coote dha penallti, Jorginho e ktheu atë në gol, përfundimisht Chelsea - Everton 2-0.
Me këtë fitore londinezët mbesin në pozitën e katërt me tre pikë më pak se Leicester.