SHQIP në BOTË

FOTO / Kasimpasa
90 minutëshi i 11 rresht për Hadërgjonaj, Kasimpasa rrëmben pikën
8 March, 2021 @21:17
Skuadra e Kasimpasas barazoi sot kundër Antalyasporit me rezultat 1-1.
Antalyaspori kaloi në epërsi me Ozmert në minutën e 38’, kurse Thelin e barazoi rezultatin në minutën e 72’.
Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ishte përsëri startues. Ai në 11 ndeshje rresht është duke luajtur 90 minuta për skuadrën e tij.
Kasimpasa gjendet në pozitën e 15 me 30 pikë në Superligën Turke.