LOS BLANCOS

Foto:Google
Asensio nuk përmbush pritshmëritë
8 March, 2021 @18:46
Kontributi i Asensios në 13 ndeshjet e fundit që ai ka luajtur si titullar është i pakët.
Ai nuk ka qëlluar asnjëherë në portë në gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat.
Spanjolli ka qenë titullar në 13 ndeshje radhazi për Real Madridin, qoftë në Ligë, Champions apo Super Kupë, por numrat e tij janë larg asaj që pritet nga një lojtar me talent dhe potencial sulmues.
Me Madridin që po përjeton një mungesë shënimi (ata nuk kanë shënuar më shumë se një gol në asnjë nga katër ndeshjet e fundit dhe mesatarja e shënimit të ekipit është më e keqja në shekullin 21), Asensio ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhuruar një asistim.
Të njëjtin numër golash kanë mbrojtësit Mendy e Varane dhe mesfushori mbrojtës Casemiro (gjithashtu dy gola dhe një asistim).