TRANSFER

Foto: Premier League
Diego Costa me oferta nga liga portugeze
8 March, 2021 @16:21
Benfica i ka ofruar kontratë sulmuesit Diego Costa, shkruan Goal.
Ish-sulmuesi i Chelsea dhe Atletico Madrid ka mbetur lojtar i lirë pasi i ndau rrugët me këta të fundit në dhjetor të vitit të kaluar. Costa po kërkon një klub të ri dhe Benfica i ka ofruar një kontratë prej 3 milionë eurosh për sezon.
Benfica dëshiron t’i ofrojë sulmuesit kontratë dy vjeçare. Portugezët dëshirojnë të krijojnë një skuadër kompetitive për sezonin e ardhshëm dhe dëshirojnë që Costa të jetë pjesë e saj.