SUPERLIGA TURKE

Cikalleshi 90min, Fenerbahçe përmirësohet
8 March, 2021 @20:10
Pas barazimit me Antalyasporin në xhiron e kaluar, Fenerbahçe në këtë xhiro nuk gaboi ndaj Konyasporit.
Fenerbahçe e mposhti kundërshtarin me rezultat 3-0.
Golat e Fenerit erdhën nga Attila Szalai 29’, Bright Osayi-Samuel 32’ dhe Serdar Aziz 90’.
Në këtë ndeshje sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ishte startues dhe luajti 90 minuta, derisa futbollisti kosovar, Zymer Bytyqi u inkuadrua në fushë në minutën e 71’ të ndeshjes.
Fenerbahçe me këtë fitore barazohet me pikë me Galatasarayin në pozitën e dytë (58 pikë), derisa Besiktasi është me një ndeshje më pak e me 60 pikë në krye të Superligës turke.