BUNDESLIGA

Foto:Google
Laporta pas Alabas
8 March, 2021 @16:45
Pas lajmit që David Alaba do largohet në fund të sezonit nga Bayern Munchen, shumë ekipe janë pas tij, prej tyre edhe Barcelona.
Agjentët e Alaba, ishin në Spanjë javën e kaluar dhe u takuan me Joan Laporta për të diskutuar mundësinë që ai të luajë për Barçën sezonin e ardhshëm.
Për Laportën nuk do të jetë i lehtë transferimi i Alaba pasi ai ka ofertë edhe nga Real Madridi.
Presidenti i Barcelonës e di që formula për të bindur lojtarin është paga e lartë.
Objektivi i tij është të josh agjentët dhe lojtarin, pasi e sheh austriakun të rëndësishëm për ekipin.
Alaba mund të luajë në qendër dhe si mbrojtës i majtë, gjë që i zgjidhë blaugranëve shumë probleme.