JUVENTUS

Njëri duhet të shitet, për të balansuar buxhetin
8 March, 2021 @23:00
Disa nga yjet e Juventusit mund të shiten gjatë verës.
Kampioni aktual i Serie A-së, kishte humbje 113.7 milionë euro në pjesën e parë të stinorit, derisa për ta balancuar buxhetin e skuadrës, mund të shiten lojtarët me paga të larta.
Sipas Calciomercatos, Paulo Dybala, është njëri prej lojtarëve që mund të largohet ngase nuk ka renovuar kontratën e tij që i skadon në qershor të vitit 2022.
Super ylli portugez, Cristiano Ronaldo gjithashtu mund të largohet një vit më herët para përfundimit të kontratës, por De Ligt thuhet se nuk është në shitje së paku këtë verë.
Matthijs de Ligt ishte transferuar te Juventusi në vitin 2019 me vlerë prej 85.5 milionë euro.